E ftuar në një intervistë, këngëtarja Bleona Qerreti ka bërë një premtim të veçantë.
Ajo tha se tashmë që ka vënë gjërat në vijë në karrierën e saj, mbase ka ardhur momenti për t’u përkushtuar tek familja, pse jo të martohet dhe të ketë fëmijë.
“Për faktin që këtë intervistë po e ndjek Oli, e cila është në Shqipëri bashkë me babin. Doja të thoja që kam në plan për t’u martuar, për të bërë fëmijë. Jo realisht nuk po e ironizoj sepse realisht janë në planet e mia, të afërta apo të largëta nuk e di sepse nuk jam Zoti.
Por duke qenë se tani pothuaj unë karrierën time e kam vënë në një lloj vije aty ku unë dua që të eci ujë si Bleonë dhe si artiste, tani pjesa tjetër sigurisht është ajo private, e cila ka nevojë për një balancim,” u shpreh Bleona, duke i premtuar ndjekësve e sidomos dy prindërve të saj, që pas projekteve të reja muzikore, do t’i kushtojë më shumë vëmendje këtij aspekti të rëndësishëm të jetës së saj.