Humbja drastike në peshë e Adele, trajneria zbulon sekretin!

Adele ka humbur plot 44 kilogramë dhe ndryshimi i saj drastik “pushtoi” titujt e mediave rozë.

Së fundmi, trajneria e saj Camila Goodis ka treguar për “Us Weekly” më shumë detaje rreth regjimit të saj.

“Adele u trajnua me mua dhe më e bukura është se s’ia kisha idenë që ishte Adele. Sa kishte lindur në atë kohë dhe ushtroheshim ngadalë e pak. Pilates ishte perfekte për të”, u shpreh instruktorja.

Sipas saj, kombinimi i regjimit ushqimor dhe ushtrimi i përditshëm është sekreti i vetëm.

“90% i takon dietës. Mendoj se ajo ndryshoi stilin e jetesës, filloi të hante më mirë dhe të ushtrohej normalisht. Rruga më e mirë drejt dobësimit nuk janë ushtrimet. Është goja. U them gjithmonë klientëve të mi. Mund të ushtrohesh dhjetë orë në ditë, por nëse nuk ha mirë, nuk ke për të pasur rezultate”, tha ajo. /Afterparty.al