Në CFDA Fashion Awards, Kylie Jenner shfaqet me një ndryshim tjetër në fytyrë (FOTO)

Kylie Jenner ka bërë një transformim të dukshëm në pamjen e saj, duke u shfaqur me një fytyrë më të tendosur në çmimet CFDA 2024 në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore në New York.

Ylli , 27 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me vetulla të shkurta, të ngritura lart, që i dhanë fytyrës një pamje të tendosur.

Ajo gjithashtu zëvendësoi flokët e saj të gjatë një bisht të shkurtë, duke theksuar stilin e saj të guximshëm, shkruan DailyMail.

Kylie kishte veshur një fustan të zi nga Jean Paul Gaultier Haute Couture, i dizajnuar nga Haider Ackerman, që kishte thumba gjithandej.

Përfundoi dukjen me këpucë të zeza me majë dhe një grim të butë me nuanca ‘smoky’.