Këtë të diel akrepat e orës kthehen 60 minuta pas.
Ndryshimi do të ndodhë pas mesnatës kur ora 3 e mëngjesit do të jetë 2.
Me ndryshimin e orës dielli do të perëndojë më herët.
Ora dimërore do të ndërrohet sërish më 31 mars, duke u zëvendësuar nga ajo verore.
Ndryshimi i orës është ne fuqi prej vitit 1916 dhe shërben për shfrytëzimin e energjisë diellore.