Gratë më të mëdhaja se burrat; Çiftet e njohura që jetojnë në një marrëdhënie të tillë

Është kthyer në trend sidomos me çiftet e showbiz-it që partnerja të jetë më e madhe në moshë se partneri. Madje mund të themi se në lajmet e reja që qarkullojnë së fundmi dhe që na vënë në dieni se cili u lidh me kë, ky raport moshe ka qenë gjithnjë në rritje.

Mjafton të përmendim lidhjen e bujshme si Emanuel Macron dhe Brigitte Macron të cilët kanë 25 vite diference me njëri-tjetrin dhe që kjo nuk i ka penguar aspak të shijojnë jetën e tyre romantike. Në vitin 1993, në moshën 40-vjeçare, ajo u takua me 15-vjeçarin e atëhershëm Emmanuel Macron në shkollën e mesme La Providence, ku ajo ishte mësuese dhe ai student dhe shok klase me vajzën e saj. Brigitte u divorcua nga Auzière në janar 2006 dhe u martua me Macron më 20 tetor 2007. Ajo sot ka shtatë nipër e mbesa.

Djali më i madh i familjes Beckham, Brooklyn dhe partnerja e tij disa vite më e madhe, aktorja Nikola Peltz janë në një marrëdhënie dashurie prej disa vitesh. Peltz është 4 vite më e madhe dhe kanë një marrëdhënie fantastike jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me të dyja familjet.

Aktorja amerikane Priyanka Chopra 39 vjeç dhe këngëtari amerikan Nick Jonas, 29 vjeç, e kanë nisur romancën e tyre në maj të vitit 2018, ndërsa në korrik 2018 ai i propozoi për martesë. Ata u fejuan në gusht dhe në dhjetor të po atij viti u martuan. Sot çifti i cili ka një diferencë moshe prej 10 vitesh, kanë një vajzë të quajtur Malti.

Modelja e njohur Heidi Klum e ka gjetur sërish dashurinë me kitaristin e famshëm Kualitz. Ajo dhe partneri i saj Tom filluan të takoheshin në vitin 2018 dhe e kurorëzuan dashurinë në martesë më 2019-n. Klum është 16 vite më e madhe se Kualitz, por kjo nuk përbën asnjë problem për ecurinë e mirë të marrëdhënies dashurore./Living