Javët e fundit skandali rreth Sean “Diddy” Combs ka qenë kryefjalë e mediave botërore. I arrestuar 16 shtatorin e kaluar me akuza për trafik seksual dhe zhvatje, çështja po ngre një valë zbulimesh dhe akuzash shqetësuese që përfshijnë të famshëm të listës, por a është përfshirë Jennifer Lopez?
Por çfarë lidhje ka aktorja dhe ylli i popit me themeluesin e labelit Bad Boy Records? Përgjigja qëndron në historinë e tyre të trazuar të dashurisë, e cila shënoi vitet ’90 dhe fillimin e viteve 2000.
Gjatë një daljeje të fundit në Despierta America, Ojani Noa foli hapur për marrëdhënien e tij me Jennifer Lopez, duke treguar se rritja e karrierës së saj muzikore dhe lidhja e saj me P Diddy kishte një ndikim të rëndësishëm në martesën e tyre. “Një pjesë e atij divorci është faji i P Diddy”, deklaroi Noa, duke nënvizuar kështu se ndarja ishte jo vetëm një çështje personale, por edhe një konflikt interesi profesional.
Ojani Noa dhe Jennifer Lopez u martuan në vitin 1997, por lidhja e tyre zgjati më pak se një vit. Gjatë asaj kohe, JLo filloi të punojë në albumin e saj debutues On the 6, një projekt që shënoi fillimin e karrierës së saj si ‘megayll’.
Sipas Noa, shfaqja e Diddy-t si producent muzikor dhe suksesi në rritje i Lopez-it krijuan një distancë emocionale mes tyre, duke çuar në prishjen e martesës. “Ndërsa unë isha në Los Angeles, ajo ishte në Nju Jork me Diddy.” Noa shprehu gjithashtu zhgënjimin e tij sesi fama e Lopez dhe marrëdhënia e saj me Diddy-n kanë ndikuar në jetën e tij . “E pyeta pse po dilte me të dhe ajo më tha: ‘Është vetëm punë’.
Historia e dashurisë mes Jennifer Lopez dhe P Diddy është një nga më të përfolura të viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000. Çifti filloi lidhjen në vitin 1999, menjëherë pas ndarjes së Lopez nga Noa. Marrëdhënia e tyre u karakterizua nga ngjarje në tapetin e kuq, dalje publike dhe skandale, por edhe nga tensione dhe polemika.
Për shembull, Diddy dhe JLo u arrestuan në vitin 1999 pas një të shtënash në një klub nate në Nju-Jork, një incident që e bëri marrëdhënien e tyre edhe më komplekse. Romanca e tyre ishte jetëshkurtër, duke kulmuar me një ndarje në 2001. Përtej aspektit romantik, Diddy ishte një figurë e rëndësishme në karrierën muzikore të Lopez, duke ndihmuar në formimin e tingullit dhe imazhit të saj./ Bordo