P Diddy përdhunoi aktoren e njohur kur ishte 13 vjeçe? Publikohen pamjet shqetësuese në rrjet: Do vish në festë sonte

Akuzat ndaj Sean John Combs, i njohur me emrin e artit si P Diddy duket vijojnë ende, me reperin që vijon të qëndrojë në qeli në pritje të gjyqit të tij.

Së fundmi, një rrëfim i një gruaje, identiteti i së cilës mbahet sekret, është bërë viral në rrjet, e cila shprehet se reperi e ka përdhunuar atë kur ajo ka qenë 13 vjeçe së bashku me dy personazhe të tjerë të njohur në një nga festat e tij.
Menjëherë pas kësaj, në rrjet është publikuar një video, ku P Diddy takohet me aktoren e njohur të “The Ring”, Daveigh Chase në shpërndarjen e çmimeve “MTV 2003”, në kohën kur ajo ka qenë vetëm 13 vjeçe.

Në video, Diddy shfaqet duke e pyetur Chase: “A do të vish në festë sonte?” dhe ajo e pohon duke tundur kokën.

Chase nuk e ka komentuar videon e rishfaqur dhe nuk ka asnjë provë që sugjeron se diçka e pakëndshme ka ndodhur në festën pasuese të vitit 2003. Diddy ishte duke inkurajuar Chase në skenë ndërsa ajo mbajti fjalimin e saj të pranimit për fitoren e saj në kategorinë “Best Villain”, për performancën e saj në filmin “The Ring”.