Për një dekadë, aplikacionet kanë dominuar takimet romantike. Por tani beqarët po lodhen nga telefoni dhe kërkimi në të dhe po kërkojnë mënyra të reja për të takuar njerëz – ose për t’u rikthyer tek të vjetrat.
Farmacisti i Ottinghamshire Kevin Inglesant është një nga shumë njerëz që kanë luftuar për të krijuar lidhje në internet. Ai ka provuar takimet me Bumble, Match, Badoo dhe Facebook, por në gati tre vjet ka takuar vetëm një person, me të cilin kishte gjashtë takime para se të përfundonte lidhja.
Katy, një 37-vjeçare që jeton në Londër, punon për një shoqatë bamirësie dhe thotë se aplikacionet e kishin bërë atë të harronte se si të flirtonte.
“Kështu që i kam dhënë vetes sfidën për të flirtuar me një person çdo ditë, gjë që ka qenë shumë argëtuese,” thotë ajo.
“Më bëri të kuptoj se kaq shumë njerëz janë të humbur në telefonat e tyre dhe nuk janë të vetëdijshëm për njerëzit përreth tyre, gjë që është shumë e trishtueshme. Unë kam pasur disa ndërveprime argëtuese, dhe megjithëse nuk më ka sjellë ndonjë takim. Nuk kam asnjë arsye për të rikthyer në jetën time aplikacionet e takimeve”, thotë Katy.
Sophie, 33, një shkrimtare me bazë në Londër, e cila e përdori aplikacionet e takimeve romantike për më shumë se një vit, tashmë i ka braktisur përgjithmonë dhe i është rikthyer mënyrës tradicionale.
Pas një “viti shumë modest” duke pritur të takojë dikë në mënyrë organike, ajo tani po merr një qasje më të guximshme, përcjell vizionplus.tv. “Fillova të pyes miqtë dhe të njohurit nëse ka ndonjë me të cilin mund të më lidhin. Jam e sigurt se do të takoj dikë së shpejti”.