Aktori i njohur ndërron jetë në moshën 68-vjeçare

Michael Newman, një nga aktorët e serialit Baywatch, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare.

Miku i tij i ngushtë, regjisori Matt Felker, i cili drejtoi dokumentarin e fundit të Hulu “After Baywatch”, konfirmoi vdekjen e aktorit, sipas People.

Michael Newman lindi në Los Angeles dhe u bë i famshëm në vitet ’90 si një nga aktorët kryesorë të Baywatch. Ai u shfaq në 150 episode të serialit, më shumë se kushdo tjetër përveç David Hasselhoff.
Aktori ka qenë i hapur për betejën e tij me sëmundjen e Parkinsonit dhe vitet e fundit, ka mbledhur para në partneritet me Fondacionin Michael J. Fox për të ndihmuar në kërkimin e një kure.