“Çfarë RRËMUJE!”, Jasmina feston me vëllain e Andit, poston videon që habiti të gjithë

Jasmin Kadriu dhe Andi Artani janë një nga çiftet më të përfolura të momentit, edhe pas largimit nga “Për’puthen”. Dyshja u lejua të linte programin me kushtin që të vazhdonte njohjen jashtë.

E mesa duket, përveçse ish-konkurrentët vazhdojnë lidhjen dhe madje siç supozohet bashkëjetesën, ata janë familjarizuar “siç duhet”.

Pasi surprizoi Andin, duke i sjellë vëllain nga SHBA të njohur me emrin Big Ben, Jasmina është afruar shumë me “kunatin” e saj.

Bukuroshja brune ka publikuar orët e vona të mbrëmjes së djeshme një video në Instastory që i ka habitur të gjithë, ku shfaqet duke festuar me vëllain e të riut nga Kosova në një lokal të kryqytetit.
“Çfarë rrëmuje!”, shkruan ajo në postim.

Në video shfaqet edhe një vajzë tjetër, identiteti i së cilës nuk dihet. /Afterparty.al