E papritur! Konkurrentes të “She’s On Top” i bie të fikët pasi juria dha këtë koment…

Pas një sezoni tepër të suksesshëm, “She’s On Top” u rikthye edhe këtë vit në “E diell” në Top Channel.

Me nisjen e programit nën autorësinë dhe moderimin e Argjira Spancës, pati edhe një ngjarje të papritur.

Pas sfilatës së parë të bukurosheve pjesëmarrëse, juria e përbërë nga Armand Peza, Adrola Dushi dhe Ed Manushi dha verdiktin e saj.

Ndërkohë që Peza po jepte komentin e tij pozitiv për njërën nga konkurrentet, Silvi Pashollari, dhe e konsideroi atë si më ekspresiven dhe e komplimentoi, kjo e fundit humbi ndjenjat.

Një nga vajzat në skenë e mbajti që të mos binte në tokë, e më pas të tjerët nxituan për t’i dhënë ujë.

Më poshtë video:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)