Modelja Heidi Klum “kryqëzohet” nga ndjekësit: Kush nënë normale do e bënte këtë?

Heidi Klum e ka bërë zakon të pozojë me vajzën e saj, teksa ajo ndjek karrierën si modele. Supermodelja ka realizuar një fotosesion me Leni-n, 20 vjeçe për të reklamuar të brendshmet për fushatën e fundit Vjeshtë/Dimër.

Por modelja 51-vjeçare u kritikua në rrjetet sociale për këto fotografi.

“Cila nënë normale do të pozonte së bashku me vajzën e saj me të brendshme?”-komentoi dikush.