Liam Payne dyshohet se ishte në halucinacione kur kërceu nga ballkoni, çfarë thonë autoritetet!

Vdekja e papritur e yllit të ish-grupit One Direction, Liam Payne, ka tronditur opinionin të enjten.

Payne, dyshohet se ra nga kati i tretë i një hoteli të Argjentinës, megjithatë policia lokale është duke e hetuar rastin.

Autoritetet atje thonë se sjellja e Liamit i ngjante në përputhje me atë të përdoruesve të drogës “kristal”, por ende nuk kanë prova se kjo substancë ishte e pranishme në dhomën e tij.

Ata janë ende në pritje të rezultateve të analizave për lëndët narkotike dhe medikamentet që kanë marrë nga vendi i ngjarjes.

Payne ishte potencialisht nën ndikimin e një droge të fuqishme [që mund të shkaktojë sulme psikotike dhe halucinacione] në momentin kur vdiq, sipas policisë në Argjentinë.

Autoritetet dyshojnë se Liam ishte nën ndikimin e lartë të substancës “kristal”, substanca e cila i bënë përdoruesit të përjetojnë ngritje dhe ulje ekstreme të disponimit, shpesh duke i bërë agresivë.