Faza e parë: Përgatitja
Në fazën e parë të lidhjes me shpirtin binjak, të dy palët vazhdojnë me jetën e tyre me një ndjesi që personi që ata do të takojnë është diku jashtë dhe po i pret, por thjesht nuk janë takuar.
Mund të ndiheni sikur duhet të punoni më shumë me veten tuaj para se ta takoni atë. Është e rëndësishme që para se t’ju kaplojë dinamika e të gjeturit shpirtin binjak duhet të ndiheni të plotësuar me veten tuaj dhe jo të prisni që t’ju plotësojnë ata. Rrugëtimi juaj personal është para të gjithave, ndaj mos ndjeni e të paturit dikë tjetër. Kjo fazë është shumë esenciale, pasi puna që duhet të bëni para se të takoni shpirtin binjak është një intimitet si asnjë tjetër.
Faza e dytë: Takimi i parë
Në këtë fazë, me shumë mundësi do të jeni në kontakt me shpirtin tuaj binjak në një pikë. Intuita juaj mund t’ju japë një ndjesi të lehtë që do t’ju prekë dhe do të keni dëshirën që të angazhoheni në një lidhje me ta. Mund të ndjeni një si ‘deja vu’ sikur i keni takuar ata më parë ose një ndjesi sigurie.
Faza e tretë: Dashuria
Gjatë kohës që filloni të krijoni një marrëdhënie me këtë person, gjërat ndoshta mund të përshpejtojnë këtu duhet të vendosni disa kufij me patjetër. Ndërsa mund të ndiheni sikur po lidheni me këtë person, është e rëndësishme të mos humbni identitetin tuaj. Të merrni kohën tuaj dhe të lehtësoheni është mënyra e duhur. Shijoni procesin e njohjes sa më shumë që të mundeni, sepse gjërat do të intensifikohen vetëm nga kjo fazë e më tej. Ndërsa filloni të kaloni më shumë kohë me shpirtin tuaj binjak, ju ndoshta do të kuptoni se ndjenjat që keni për ta janë të ndërsjella dhe nuk ka pse të ketë ndonjë bisedë shpjeguese ose të vështirë. Thjesht do të ndiheni mirë.
Faza e 4: Intensifikimi i marrëdhënies
Ndërsa filloni t’i bëni gjërat më serioze me shpirtin tuaj binjak, marrëdhënia me patjetër do bëhet mjaft intensive. Meqenëse ai/ajo si një pasqyrim i vetes tuaj, njohja me ta gjithashtu do të ndihet sikur jeni duke njohur më shumë veten tuaj. Meqenëse tashmë shkoni aq mirë me ta, intensifikimi i marrëdhënies tuaj me shpirtin tuaj binjak është diçka që nuk do të zgjasë shumë – por mos lejoni që kjo t’ju trembë, është plotësisht normale.
Faza e 5: Vendosja e kufijve
Kjo fazë mund të ketë disa përfundime, pasi çdo marrëdhënie është unike. Të gjithë i përgjigjen ndryshe personit të tyre të dashur duke vendosur kufij, dhe reagimi i tyre ndaj kufijve tuaj do të rregullojë ose prishë marrëdhënien. Siç thamë më lart, ndonjëherë nuk jeni gjithmonë gati për një lidhje me shpirtin tuaj binjak dhe marrëdhënia ka për qëllim thjesht t’ju mësojë diçka. Është shumë e lehtë të ndihesh aq i dashuruar me një person, por është e rëndësishme të ruash ende jetën tënde jashtë marrëdhënies dhe kjo mund të jetë rezultojë pak e ndërlikuar. Të kesh shpirtin tënd binjake është si një ëndërr që bëhet realitet, por gjithsesi kërkon shumë kujdes.
Faza e 6: Pranimi/ Ndarja
Koha e kaluar larg njëri-tjetrit është në të vërtetë një fazë kritike në një lidhje. Kjo kërkon që ju të reflektoni në marrëdhënien tuaj me ta dhe në lidhje me atë që jeni bërë që kur kanë ardhur në jetën tuaj. Marrëdhëniet shpesh janë mësimet më të mëdha në jetë, ato janë si një pasqyrë për frikën dhe pasiguritë tuaja më të thella dhe ju ndihmojnë t’i njihni ato. Ndonjëherë ju duhet ta bëni gjithë punën vetëm, aq e dhimbshme mund të rezultojë. Kjo nuk do të thotë që shpirti juaj binjak duhet të largohet nga jeta juaj, por mund të ketë raste kur duhet të zhvilloni veten larg tyre. Sigurohuni që të merrni mësimet që keni mësuar prej tyre dhe t’i përdorni ato për të ndihmuar në rritjen tuaj personale.
Faza e 7: Ribashkimi
Meqenëse shpirti binjak ka të bëjë me lidhjen shpirtërore, ekziston një shans që ju të mos ribashkoheni më me ta. Sidoqoftë, nëse të dy palët janë të durueshëm gjatë kohës së tyre të ndarë, ata mund të përmirësojnë ngadalë mangësitë e tyre në mënyrë që të ribashkohen. Pranimi, falja dhe gatishmëria për të liruar kontrollin ndaj tjetrit mund t’ju bashkojë me ta, por edhe veç e veç, ju përsëri mund të përfitoni nga koha që ndatë së bashku. Nëse jeni aq me fat sa të ribashkoheni, ju do të përjetoni një bashkim që pak njerëz mund ta kuptojnë.