“Shëmtim i përjetshëm në fytyrë”, avokati i Klea Prengës: Është në gjendje të rënduar, vazhdon të marrë kërcënime!

Dy muaj pas ngjarjes ku dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha dhunuan blogeren Klea Prenga, avokati i të resë ka deklaruar se ajo ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Në një intervistë për TN, avokati i Kleas ka deklaruar se edhe pse dy motrat u dorëzuan në polici, nuk ka pasur asnjë tentativë për të komunikuar.

Madje, avokati shtoi se Klea ka marrë vazhdimisht kërcënime. Dëmtimet në fytyrën e saj të shkaktuara nga dhuna e motrave Berisha, avokati tha se përcaktohen nga organet kompetente si shëmtim i përjetshëm.

“Blogerja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, është e tronditur. Dëmtimet përcaktohen si shëmtim i përjetshëm. Ka pasur edhe disa mesazhe pas ngjarjes që i ka kallëzuar.

Unë jam avokati i saj, i zonjës Klea që pak ditë pas ngjarjes, përfaqësimin e kam paraqitur në organin e akuzës. Nuk ka pasur asnjë përpjekje apo tentativë për të komunikuar dikush me mua apo me Klean.

Kërcënimet kanë dy natyra, nëse kërcënimi ndodh post traume, impakti është  më i rëndë”- u shpreh avokati Alfred Duka.