Antonela dhe motra e saj Mariela Berisha janë dorëzuar sonte në policinë e Tiranës pasi ishin shpallur në kërkim për dhunën brutale ndaj Klea Prengës.
Dy muaj më parë motrat Berisha dhunuan barbarisht blogeren Klea Prenga në një restorant në kryeqytet, ku shkak dyshohet të jetë bërë lidhja e kësaj të fundit me partnerin e Mariela Berishës.
Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.
Ishte vetë e dhunuara Klea Prenga e cila denoncoi rastin në polici dhe madje në rrjetet sociale nxorri edhe fotot duke treguar tmerrin që përjetoi. Jo vetëm kaq, por motrat Berisha i kanë dërguar edhe mesazh kërcënues pasi e kanë sulmuar. Sipas hetimeve shkak i sulmit dyshohet një lidhje paralele e blogeres Klea Prenga me partnerin e Mariela Berishës.
