Ish-banori i njohur i “BBV”, Luiz Ejlli, ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pas ngjarjeve të fundit që kanë tronditur jetën e tij.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka ndarë ndjenjat e tij, duke shprehur se ndonëse është ndjerë i përdorur nga disa njerëz, ka preferuar të qëndrojë i heshtur.
Luizi ka ndarë një foto të tij, duke shkruar: “E di që më keni përdorur, keni përfituar dhe më keni marrë si të mirëqenë… Megjithatë unë zgjedh të hesht sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë”.
Ky reagim ka ngjallur shumë komente dhe spekulime, veçanërisht nga fansat e tij, të cilët e kanë lidhur këtë mesazh me lajmet e fundit që qarkulluan rreth dënimit të tij.