Humbi jetën në spital pasi u vetëplagos me armën e shërbimit, gardisti vëllai i këngëtares së njohur, reagimi prekës: Ma more zemrën me vete!

Ka humbur jetën në spital gardisti 37-vjeçar që u vetëplagos mesditën e sotme me armën e shërbimit.

Henri Haxhiraj nuk i ka bërë ballë plagës së marrë, duke humbur jetën pas disa orësh në spital.

37-vjeçari ishte vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj, ndërsa kjo e fundit ka reaguar në rrjetet sociale duke vendosur shirit e zisë bashkë me një status prekës.

“O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses ,motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete. Prehu ne paqe i shtrenjti im,shpirti im…
Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete. Qofsh i parajsesh Vellai im”, shkruan ajo.