“Në burg ke plot mikrofona”/ Dea Mishel nuk i ndahet Luiz Ejllit, vazhdojnë komentet thumbuese

Dea Mishel dhe Luiz Ejlli kanë thumbuar njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale së fundmi, Kjo nisi nga ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 pas lajmit për dënimin një vit me burg të artistit shkodran për falsifikim dokumentesh.

“Thone shokun zgjidhe me te mire se vetja. Jam kurioze kush nga keta zgjodhi ke? Pr*stitucioni apo falsifikimi”- shkruante Dea.

Pas kësaj, Luizi reagoi, duke thënë: “Po ma kërkon me se s’bën që t’ia këndoj në koncertin e radhës”. Fotoja shoqërohej edhe me këngën “Oj lulija jonë me limona”.

E pas reagimit të këngëtarit, Dea bëri një tjetër postim në InstaStory duke shtuar: “Nëse do të këndosh për limona, në burg do kesh plot mikrofona”.