Gjykata shtyn seancën, Safet Gjici kërkon lirimin nga burgu/ Avokati: Është në gjendje të rënduar!

Gjykata ka vendosur të shtyjë për 11 nëntor seancën ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Avokati i tij, Markeljan Jançe ka kërkuar lirimin e Gjicit dhe qëndrimin në shtëpi, teksa ka deklaruar se gjendja e tij është e rënduar.

“Gjici është në gjendje të rënduar shëndetësore nga një sëmundje që ka vuajtur prej vitesh, por rëndesa psikologjike e ka rënduar gjendjen e tij. Kërkojmë vlerësimin nga instituti i mjekësisë ligjore për vlerësimin e gjendjes”-ka thënë ai.

Safet Gjici, i dënuar për dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, vijon qëndrimin në spital privat për shkak të gjendjes shëndetësore, me probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim te aortës dhe diabet të formës së rënduar.