I lejohet të ketë deri në katër gra? Fero bën deklaratën e pazakontë

Ish-reperi shqiptar Fero, i cili kohët e fundit ka lënë muzikën për t’iu dedikuar plotësisht fesë, ka bërë deklarata të reja të cilat kanë ngjallur reagime të ndryshme në publik.

Në një video live të shpërndarë në rrjetet sociale, ai u shpreh se dëshiron të martohet me më shumë se një grua.

Gjatë transmetimit, Fero dëgjohet duke thënë se i lejohet që të marrë katër gra, bazuar në besimin të cilit i përket tani.

“Është diçka që më lejohet dhe jam në një gjendje financiare të mirë për ta realizuar këtë”, tha ai, duke theksuar se kjo dëshirë është e mundshme edhe për shkak të stabilitetit të tij ekonomik.

Këto deklarata vijnë pas ndryshimeve të mëdha në jetën e Feros, pasi ai vendosi të largohej nga karriera e tij muzikore dhe t’i përkushtohej besimit. Megjithëse ky vendim ka ngjallur debat në mesin e fansave të tij të mëparshëm, Fero duket i vendosur për të ndjekur rrugën e tij të re shpirtërore.

Deklarata e tij për martesën me më shumë se një grua ka marrë vëmendje të madhe në mediat sociale, ku njerëzit kanë shprehur mendime të ndryshme për këtë çështje.