Konsumimi i një gote me kos çdo ditë redukton nivelin e aromës së keqe në gojë. Efektet e mira të kosit vijnë për shkak të probiotikëve që ai përmban.
Uji është ilaçi natyral dhe burimi kryesor i mirëqenies së organizmit përfshirë këtu edhe shëndetin e gojës.
Konsumimi i ujit ndihmon në largimin e mbetjeve ushqimore nëpër dhëmbë.
Pirja e ujit nxit prodhimin e salivës, element që vepron si agjent psatrues në gojë.
Majdanozi dhe Borziloku, të dy këta përbërës ndihmojnë shumë në largimin erës së keqe së gojës sidomos kur konsumojmë hudhra apo qepë.
Ideale në përfitimin edhe e më shumë vlerave është kombinimi i hudhrave apo qepës me këto dy erëza gjatë konsumimit.
Mollët dhe Spinaqi janë dy përbërës fantastik në largimin e erës së keqe të gojës.
Mollët mund të konsumohen pas çdo fakti ushqimor, por edhe në mëngjes ndërsa spinaqi rekomandohet të konsiderohet më së shumti i pagatuar dhe sallatë.