Alvaro Morata dhe depresioni. Një histori e gjatë dhe e dhimbshme, që daton që nga kohët e Çelsit. Dhe e gjallë.
Sulmuesi i Milanit është kthyer në Madrid për të luajtur për kombëtaren dhe ka vendosur të bëjë vetëm një intervistë. Ai zgjodhi programin radiofonik “Herrera en Cope” ku rrëfimi i tij nisi me këto fjalë: “Kur kalon kohë vërtet të vështira, me depresion dhe atak paniku, nuk ka rëndësi se çfarë pune bën apo situata që përjeton. Duhet luftuar kundër atij personi tjetër brenda vetes çdo ditë e çdo natë. Për mua gjëja më e mirë ishte të largohesha nga Spanja sepse nuk po duroja dot më. Pas fitores në Europian, Alvaro pati pranuar menjëherë se pa ndihmën e Iniestës dhe Bojanit, dy bashkëlojtarëve që vuanin nga depresioni i rëndë, nuk do të kishte shkuar dot në Gjermani.
“U ndjeva tmerrësisht keq. Mendoja se nuk do të mund të vishja më këpucët dhe të zbrisja në fushë. Por falë shumë njerëzve si Koke, Simeone, Miguel Angel Zhil, psikiatrit tim, trajnerit tim mendor ia dola. Ne jemi ajo që shohim në televizion apo në rrjetet sociale, por ndonjëherë jeta reale është shumë ndryshe. Duhet të japësh një imazh të caktuar sepse është puna jote, por unë isha i keq. Shpërtheva dhe në një moment nuk munda të lidhja as këpucët. Dhe kur e bëja, doja të kthehesha në shtëpi sepse fyti më thahej dhe shikimi më turbullohej”, shpjegoi kapiteni i Spanjës.
Fjalë të sinqerta me transferimin te Milani gjithashtu në rrezik pasi siç vijoi më tej 31-vjeçari: “Vetëm tre muaj para Kampionatit Europian, as që isha i sigurt se mund të luaja sërish një ndeshje. Nuk e dija se çfarë po më ndodhte, ishte një moment delikat dhe të ndërlikuar, sepse ajo që më pëlqente më ishte bërë ajo që urreja më shumë. Edhe kur dilja për një shëtitje me fëmijët merrja ofendime dhe isha bërë një pre e lehtë për këdo që donte të më tallte”.