Ngjarje e rëndë në Vlorë, humb jetën foshnja e sapolindur, vihet nën hetim për mjekim të pakujdeshëm mjekja

Një mjeke në Vlorë është vënë nën hetim për “mjekim të pakujdesshëm”, pasi një foshnje vetëm 5 ditëshe ka humbur jetën.

Idajete Cane është mjekja nën hetim në spitalin e Vlorës, pas vdekjes tragjike të foshnjes 5-ditëshe.

Mësohet se rasti është denoncuar në polici nga prindërit e foshnjës të porsalindur, ndërsa autoritetet kanë nisur dokumentimin dhe hetimin e ngjarjes.

“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen I. C., 53 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion mjeke neonatologe në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë, e dyshuar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi më datë 04.10.2024, në këtë maternitet ka ndërruar jetë një foshnjë 5-ditësh, i lindur nga shtetasja S. H. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.