Më shumë se 100 individë kanë ngritur padi kundër reperit të njohur, Sean ‘Diddy’ Combs, duke e akuzuar për sulm seksual, përdhunim dhe shfrytëzim seksual.
Lajmi është konfirmuar nga avokati amerikan Tony Buzbee, i cili do të përfaqësojë të gjithë personat që pretendojnë se kanë qenë viktima të abuzimeve të Diddy-t.
“Kjo është një çështje me rëndësi të madhe, dhe ne synojmë ta trajtojmë me përkushtim maksimal. Nuk do të lëmë gur pa lëvizur për të identifikuar të gjithë ata që mund të jenë përgjegjës, përfshirë çdo individ që ka marrë pjesë ose përfituar nga ky abuzim,” u shpreh Buzbee.
Pretendimet përfshijnë persona të moshave nga 9 deri në 38 vjeç dhe datojnë që nga fillimi i viteve 2000. Aktualisht, Diddy është nën hetim për trafik seksual dhe shantazh, ndër të tjera, në një padi federale që përfshin akuza të rënda, përfshirë rrëmbim, punë të detyruar dhe krime të tjera. Sidoqoftë, ai i ka mohuar të gjitha akuzat.