Pas sulmit që nisi Irani me raketa balistike ndaj Izraelit, në shenjë hakmarrje për vrasjen e liderit të Hezbollahut dhe Hamasit, ka reaguar edhe ambasada e Republikës së Shqipërisë në Izrael.
Në një deklaratë për mediat, ambasada shqiptare njofton shtetasit shqiptarë që jetojnë në Izrael se janë në gatishmëri për çdo nevojë të tyre.
Njoftimi i Plotë:
Njoftim për qytetarët shqiptarë në Izrael:
Duke marrë parasysh situatën e vështirë të orëve të fundit, në rast nevoje emergjente lutemi kontaktoni në numrat e kontaktit si më poshtë:
+972 544806601
+972 549042813
si edhe në adresën e emailit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:
Sugjerohet, që për lehtësi komunikimi të përdoren mesazhat në WhatsApp apo në telefonat celularë.
Ju lutem, vini re se këta numra kontakti janë në dispozicion vetëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael.
Stafi i ambasadës është në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme.