Jo shumë ditë më parë aktorja Julia Ilirjani tregoi se nuk ka më raport me Ilnisa Agollin,me të cilën pas BBVA3 u dukën shumë të afërta.
Ajo që bëri lajm në fakt ishte deklarata e të bijës Renée e cila e quajti Ilnisën të pabesë.
Tani erdhi rradha e Ilnisës dhe ajo e ka komentuar kështu:
“Nëse në jetën time është një gjë që e urrej është pabesia.Kush është vajza e Julia Ilirjanit?Nuk jam takuar kurrë me të.
Gjithsesi secili është i lirë që të të përkufizojë në bazë të mendimit që ka. Nuk besoj që i jap rëndësi Juliasapo Juliave të tjera që na takon apo lëshon media. Secili ka mendimin e vetë. S’ka pasur kurrë pabesi.
Siç e dëgjova,e harrova.Kemi një detyrim që të takohemi me patjetër. Takohemi me Dean,Gabrielin,Gracianon. Unë fal shpirtin kur ti je ai që je, jo ai që hiqesh.”