Sot, aktorja italiane Monica Bellucci mbush 60 vjeç. Ndërsa filloi karrierën e saj si modele për markat si Dolce & Gabbana dhe Dior, ajo ngadalë e vazhdoi karrierën edhe drejt aktrimit dhe përfundimisht shënoi debutimin e saj në Hollywood.
Monica është bërë e famshme që nga koha e saj e aktrimit, por përveç kësaj, ajo ka spikatur edhe në fushën e modës.
Daljet në tapetin e kuq të Monikës janë një dëshmi e dashurisë së saj për modën. Ajo zgjedh me kujdes atë që dëshiron të veshë dhe sigurohet që të marrë të gjithë vëmendjen e audiencës.
Një ikonë e kohës së vetë, Bellucci ka arritur të evoluonte me kalimin e kohës dhe veshjet e saj kanë parë disa ndryshime të mëdha gjatë viteve. Dhe ndërsa kohët kanë ndryshuar, aura rreth saj vazhdon të shkëlqejë më e ndritshme.