Reagon ish-i i partnerit të Lana Del Rey-t pas dasmës

Pak kohë pasi lidhja e këngëtares së mirënjohur Lana Del Rey dhe Jeremy Dufrene u bë zyrtare, çifti shkëmbeu betimet në një ceremoni intime më 27 shtator në Des Allemandes, Luiziana.

Kelli Welsh, më në fund, theu heshtjen për dasmën e ish të fejuarit të saj, Jeremy Dufrene, me Lana-n.

45-vjeçarja ka folur për Daily Mail dhe ka treguar se për martesën e Jeremy-t me këngëtaren e ka marrë vesh vetëm pasi ka parë fotot nga dasma në media.

Duke ndarë reagimin e saj të parë për fotot e dasmës, Kelli tha se ishte në “shok” se sa shpejt ata u martuan.

Jam në shok sepse ne ishim të fejuar për 12 vite… dhe ai u martua pas një muaji”, tha ajo. “Por unë jam e lumtur për të.

Ai është një njeri shumë mbrojtës, punëtor, burrëror. Ai duhej të dilte nga zona e tij e rehatisë. Ai ishte mësuar me jetën dhe të qenit jashtë në moçal. Ai e meriton këtë bekim.”