Adrola Dushin përzgjidhet si modele për koleksionin e reperit amerikan (FOTO)

Vajzat shqiptare kanë treguar se mund të ‘çajnë’ tregun botëror. Kështu po ndodh me shumë nga artistet me origjinë shqiptare, e duket se radha po i kalon Adrola Dushit.

Modelja shqiptare ka ndarë një video në profilin e saj në Instagram ku shfaqet pas reperit të njohur amerikan, A$AP Rocky, i cili po prezanton koleksionin që ka në bashkëpunim me ‘Puma’.

Ky është koleksioni i tretë që kur A$AP Rocky u bë drejtori kreativ i PUMA F1, duke vazhduar temën e frymëzuar nga garat, me kapuça të modeluar sipas helmetave të garave dhe çantave në formë kuti veglash. FOTO