Fansat e Justin Bieber janë të shqetësuar për shëndetin e tij pas performancës së fundit

Justin Bieber shkaktoi shqetësim një ditë më parë për shëndetin e tij teksa bëri daljen e tij të parë publike që nga arrestimi i Diddy për akuzat për trafikim seksual.

Lidhja dikur e ngushtë e Bieber me reperin është kritikuar ashpër pas skandalit, pasi disa video që tregojnë 15-vjeçarin duke kaluar shumë kohë me Diddy janë rishfaqur dhe nuk janë të paktë ata që pretendojnë se ai ishte viktimë e reperi.

Këngëtari 30-vjeçar, i cili së fundmi ka mirëpritur fëmijën e tij të parë me gruan Hailey, nuk e ka komentuar publikisht skandalin, por shfaqja e tij e fundit, në të cilën ai ishte mjaft i dobësuar, i ka shqetësuar fansat e tij. I veshur me një kapele, syze të zeza, xhup gri dhe xhinse të gjera, Bieber u pa për darkë në Los Angeles me gruan e tij.

Katër javë pas lindjes së djalit të tyre, fansat e Bieber u shfaqën në rrjetet sociale duke thënë se diçka nuk shkonte me pamjen e 30-vjeçarit.