Aplikacionet e takimeve dëshmojnë se femrat e moshës së mesme kanë më shumë gjasa të tërhiqen nga një djalë i ri i pashëm në të 20-at ose 30-at e tyre, por jo një 56-vjeçar pa forma, me një sërë problemesh shëndetësore.
Seksologia dhe këshilltarja e njohur e marrëdhënieve, Tracy Cox, beson se femra të tilla kërkojnë meshkuj nën 40 vjeç, të bindura se mund të jenë tërheqëse për atë grup personash.
Kjo është një nga arsyet pse shumë gra të moshës së mesme po zbulojnë gëzimin e takimit me dikë shumë më të ri se ato.
Disa të dhëna tregojnë se përqindja e martesave midis grave të moshuara dhe burrave më të rinj është rritur gjatë dy dekadave të fundit: 14 përqind e grave mbi 50 vjeç ishin të martuar me një partner të paktën pesë vjet më të ri.
Jo vetëm që është më e lehtë për gratë të takohen me burra të rinj, por edhe ato që e bëjnë këtë janë më të lumtura.
Një studim amerikan që përfshiu një sondazh me 300 gra tregoi se gratë me një partner të paktën dhjetë vjet më të ri janë më të lumtura se ato me partnerë të moshës së tyre ose më të vjetër.
Jo të gjithë të rinjtë janë të hapur për t’u takuar me gra të moshuara dhe jo çdo grua është e kënaqur me një marrëdhënie me një burrë më të ri.
Lloji i gruas që tenton të takohet me një burrë më të ri është zakonisht më i bukur se gruaja mesatare e së njëjtës moshë. Këto femra nuk duken domosdoshmërisht më të reja se vitet e tyre, por janë shumë seksi.