Një ngjarje tragjike është regjistruar në Has. Nënë e bir kanë humbur jetën pasi banesa e tyre u shkrumbua.
Nga të dhënat e para raportohet se djali u fut në banesë për të shpëtuar nënën e tij, por fatkeqësisht asnjëri nga të dy nuk ia doli dot.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.