Kristian Boçi aksidentohet rëndë me makinë/ Biznesmeni përfundon në kanal, po udhëtonte me dy fëmijët e mitur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem këtë të premte.

Automjeti tip Mercedez me targa AA 334 RP ka humbur kontrollin pasi ka kaluar barrierat e hekurta ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Drejtuesi i automjetit është Kristian Boçi, i cili në momentin e aksidentit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur. Pas aksidentit ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet lagështia në dhe shpejtësia e lartë.