Kendall Jenner është një nga modelet më të paguara në botë. Pavarësisht se jetën e saj e kanë zili shumë persona, ylli i reality show gjithashtu ka kaluar momente të vështira në jetë.
Në një intervistë për “Vogue”, bukuroshja brune ka folur për herë të parë për problemet e shëndetit mendor dhe shqetësimet të cilat s’i ka ndarë me askënd. Ajo trego për periudhën më të vështirë të jetës së saj, kur është përballur me ankthin.
“Kisha një kohë kur më dukej sikur duhet të shkoja urgjent në spital. Zemra më dilte vendit, nuk merrja dot frymë dhe kisha nevojë të më ndihmonte dikush. Ndonjëherë më dukej sikur do të vdisja, isha gjithë kohës e tensionuar, e frikësuar.”- ka rrëfyer ajo. /Afterparty.al
