Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Dritson Kurtin i cili u arrestua nga policia e Korçës tre ditë më parë me akuzën e marrëdhënies seksuale me të mitur.
Prej një viti 21-vjeçari ishte i martuar me një 14 vjeçare me të cilën ka sjellë në jetë një fëmijë
Në momentin kur 14-vjeçarja është shoqëruar nga bashkëshorti dhe familjarët ka shkuar në martenitetin e Korçës për të lindur, Shërbimi mjekësor i shtëpisë së lindjes për procedurë nisur nga mosha e minorenes ka lajmëruar policinë,të cilët kanë kryer arrestimin e Dritson Kurtit
Familjarët e 21-vjeçarit por edhe ata të 14-vjeçares kanë qenë kundër këtij arrestimi me pretendimin se kjo është traditë e këtij komuniteti.