Aktorja e njohur turke, Ebru Özkan ka një lidhje shumë të veccantë me shqiptarët. Jo vetëm për raportin nga ekrani, por aktorja është e dashuruar dhe e martuar me një shqiptar.
Bashkëshorti i saj është Ertan Shabani, shqiptari me origjinë nga Shkupi i cili është gjithashtu aktor i njohur në Turqi. Çifti i famshëm i kinematografisë turke janë prindër të një vajze.
Aktori Ertan Shaban u shpërngul në Turqi në fillim të viteve 2000 dhe filloi aktrimin.
Ai mori pjesë në dhjetra seriale dhe prodhime të kinematografisë turke dhe tani renditet në një ndër aktorët më në zë.
Ertan Saban është i martuar me Ebru Özkan që nga viti 2016.
Roli i fundit i Ebru Özkan është ‘Leyla Türk’, në serialin “I paepuri” që transmetohet nga e hëna në të premte në ekranin e Vizion Plus në orën 20:15.