JLo ribashkohet me Ben Affleckun pas shpalljes së divorcit?

Jennifer Lopez ka pasur një ribashkim pas tensioneve me Ben Affleckun menjëherë pas shpalljes së divorcit.

Këngëtarja u pa në ndërtesën e zyrës që ata posedojnë në Los Angeles të mërkurën, ndërsa aktori u largua vetëm gjysmë ore më vonë.

JLo u pa në zyrë me mamanë e saj, Guadalupe Rodríguez, pasi dyshja nënë e bijë shkuan për drekë në hotelin “Beverly Hills”.

Jennifer dukej bukur teksa kishte veshur një bluzë dhe një fund të gjelbër të cilën e shoqëroi me një çantë ngjyrë rozë, taka jeshile dhe syze dielli të mëdha.

Beni dhe Jeni nisën thashethemet për divorcin në fillim të këtij viti, duke u ndarë zyrtarisht më 26 prill pas “ndryshimeve të mëdha”.