Në “Për’puthen” gjithçka mund të ndodhë! Në puntatën e transmetuar sot u realizua takimi mes Aristelës dhe Princit, ku ky i fundit u deklarua se ishte në program vetëm për konkurrenten.
Kur dyshja po shihte një film në një ekran LED papritur shfaqet Princi dhe thotë: “Që nga takimet e para që kemi bërë bashkë, kam kuptuar që nuk e shoh veten me asnjë nga vajzat e tjera aty. Kohët e fundit e kam vërtetuar këtë gjë dhe doja të të thoja se që sot e tutje jam vetëm për ty aty. Jo se nuk kam qenë, por besoj e kam vërtetuar edhe me vepra. Nuk do të doja asgjë tjetër, por vetëm të më vërtetoje pëlqimin tënd”.
Pas kësaj, ai përqafohet me Aristelën, por kjo e fundit nuk ia ktheu deklaratën pasi kërkoi kohë për ta njohur më shumë. /Afterparty.al
