Don Xhoni është një nga reperët më të suksesshëm dhe të pëlqyer të momentit. I riu nga Kosova mori famë të madhe me freestyle-in “Make a pose” që u bë mjaft virale kudo në botë duke tejkaluar kështu kufijtë e trojeve tona.
Së fundmi, përmes një postimi në InstaStory, ai ka paralajmëruar HIT-in e tij më të ri. Reperi ka publikuar një foto, krahas së cilës ka shkruar: “15.05 I don’t miss”.
Don Xhoni na la të kuptojmë se as këtë herë “nuk do i shpëtojë” suksesi dhe se kënga e re vjen më shpejt nga se e kishim menduar, javën tjetër.
Kujtojmë se projekti i parë për këtë vit i tij mban titullin “Maffia”.Muzika është realizuar nga producenti Rrzon, ndërsa ‘beat’-i nga: Rrzon, Pllumbi dhe Torch Music. Ndërkohë për tekstin është kujdesur vetë reperi. Klipi i këngës është realizuar në Kosovë nga produksioni Sekuencë Studio. /Afterparty.al

