Disa nga gabimet e zakonshme që bëjnë Virgjëreshat në një marrëdhënie!

Sipas astrologes Nina Kahn, një Virgjëreshë ka qasje unike në dashuri, por e tepron ndonjëherë me disa gjëra. Kritikat konstruktive janë të mirëpritura nga njerëzit, por shpesh, Virgjëresha ka tendencën ta teprojë. Mund të jetë e ashpër, e pamatur dhe të lëndojë ndjenjat e personit tjetër. Virgjëresha analizon me detaje gjithçka, që nga veprimi më i vogël e deri te ngjarjet madhore. Ky është një zakon që ndikon në një marrëdhënie dhe shpeshherë, negativisht, pasi Virgjëresha ka tendencën që të veprojë sipas skenareve që krijon në kokë.

Si një shenjë Toke, Virgjëresha nuk jeton dot pa rutinën. Kjo shenjë horoskopi e respekton shumë rendin dhe rregullin, ndaj nuk është çudi që çdo ditë të bëjë të njëjtën gjë. Megjithatë, kjo mund të sjellë mërzi dhe monotoni në një raport. Natyra e një Virgjëreshe është e tillë. Është partnere, mike dhe kolege shumë e mirë, por nuk kërkon ndihmë. Kjo duhet të ndryshojë pasi partneri do të jetë mëse i lumtur që të të ofrojë ndihmën në situata të ndryshme. Virgjëresha udhëhiqet nga Mërkuri, planeti i komunikimit dhe sigurisht që do ta bëjë botën përreth një vend më të mirë.

Virgjëresha, shpesh hyn në marrëdhënie vetëm për të “rregulluar” personalitetin dhe jetën e njerëzve me të cilët lidhet. Çdo muaj sjell surpriza dhe ngjarje të ndryshme për shenjat e horoskopit, dhe shtatori i 2024-ës nuk është përjashtim. Ky muaj do të sjellë përfitime dhe sfida për disa shenja, duke i bërë disa të lumtur dhe të tjerë të sfiduar. Nëse jeni pjesë e ndonjë prej këtyre shenjave ose keni ashendentin tuaj në to, do të përjetoni një muaj të mrekullueshëm me fat në anën tuaj!