Në fillim të gushtit, Selena Gomez nxiti thashetheme për fejesë me të dashurin Benny Blanc, kur publikoi një foto duke pozuar para një pasqyre dhe vendosi një emoji zemre në gishtin e unazës.
Këngëtarja 32-vjeçare tani është parë në Los Angeles dhe fansat vunë re se ajo mban një unazë floriri në gishtin e unazës.
Megjithatë, këngëtarja dhe i dashuri i saj ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht lajmin për fejesën apo një martesë të mundshme, por Blanco në një dalje të fundit në The Howard Stern Show konfirmoi se lidhja e tyre është serioze dhe se ai dëshiron të fillojë një martesë dhe një familje me Selenën.
Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, Selena konfirmoi se kishte gjashtë muaj lidhje me Blancon dhe më pas e quajti atë “gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë” dhe tha se ai e trajton atë “më mirë se çdo njeri”. Meqë ra fjala, Selena dhe Benny njihen prej vitesh sepse kanë bashkëpunuar me J. Balvin dhe Tainy në këngën I Can’t Get Enough të vitit 2019.