Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në lagjen Nr.2 në Korçë, ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili i vuri flakën bashkëshortes së tij 31 vjeçe, Melisa Trëndafili, me të cilën ishte në process divorci.
Bledar e ka ndaluar 31-vjeçaren përpara shtëpisë ku jetonte bashkë me dy fëmijën e mitur, duke i hedhur në trup një shishe me benzinë dhe me pas i ka vënë flakën.
Bledar Trëndafili dhe herë të tjera ka ushtruar presion ndaj bashkëshortes, e cila jeton me qira në afërsi të bulevardit “Republika”.
Ai i ka kërkuar bashkëshortes të heqë dorë nga procesi i divorcit, por ajo ka qenë kundër ribashkimit.