Dua Lipa poston fotot nga pushimet në Ibiza! Këngëtarja shfaqet në formë pranë partnerit

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, ka postuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram nga pushimet  verore.

Në fakt, ajo ndau edhe një video nga ditëlindja e saj pasiajo mbushi 29 vjeç më 22 gusht ku shihet në një tavolinë të madhe e shoqëruar nga miqtë dhe partneri i saj, Calum Turner, me tortën e saj para.

Në një tjetër imazh, këngëtarja e njohur shtrihet në një dyshek të fryrë në një pishinë, ndërsa aktori pushon me të.

Me shumë mundësi, fotot që Lipa ka postuar janë nga Ibiza, ku ndodhej ditët e fundit

Dua e shoqëroi postimin duke shkruar fjalën “verë” në spanjisht: ” Veraaaanoooo “.