Pas incidentit me këmbën nga i cili mori edhe një infeksion, moderatores i kanë ndodhur disa ngjarje të tjera të pakëndshme.
Bashkë me partnerin e saj, Elgit Dodën janë nisur për pushime në Ibiza, Spanjë. Fillimisht Klea tregon se humbën 3 nga valixhet e tyre dhe mbetën vetëm me çantat e dorës. Pas 24 orësh, valixhet mbërritën.
Disa ditë më vonë, gjithçka po shkonte mirë tregon Klea teksa ka postuar një video me një gotë verë në dorë derisa erdhi momenti për t’u hedhur nga varka.
“Për herë të parë pas shumë vitesh unë vendosa të hidhem me kokë nga Catamaran-i.
Duartrokitjet janë pasi e dinë që unë nuk hidhem dhe mezi futem dhe në det, por nga ekzaltimi nuk e panë që unë u theva në mes.
Sapo u kthyem, shkova e bëra grafi sepse kisha shumë dhimbje mesi. Grafia nuk nxori shqetësim, por duhet të bëj fizioterapi intensive.”- shkruan Klea në postim.