U përfol se ishte në pritje të ëmbël, publikohet FOTO-ja e parë e Arta Nitaj me barkun e rrumbullakosur

Modelja Arta Nitaj është në pritje të ëmbël. Pas një periudhe të gjatë larg rrjeteve sociale, është zbuluar muaj më parë se Arta është shtatzënë, duke i surprizuar dhe gëzuar ndjekësit dhe fansat e saj.

Lajmi i shtatzënisë së Artës u konfirmua së fundmi përmes një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale nga kushërira e saj.

Bukuroshja nga Peja është zhvendosur në Shqipëri për të jetuar, sipas burimeve të afërta me të. Megjithatë, detajet rreth bashkëshortit të saj mbeten ende të paqarta, pasi ajo ka zgjedhur të ruajë privatësinë e jetës së saj personale.