E padëgjuar! Ndizte zjarre për të flirtuar me zjarrfikësit, dënohet me burg 44-vjeçarja

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tripoli të Greqisë. Dënim me 3 vite burg me kusht është shqiptuar për një 44-vjeçare, e cila u arrestua dje për shkaktimin e dy zjarreve në një zonë rurale, radhazi dhe qëllimisht.

Ndërsa, i është shqiptuar një gjobë prej 1000 eurosh. Ajo thuhet se ndezi zjarret “sepse i pëlqente të shihte zjarrfikës dhe të përpiqej të flirtonte me ta”.

Gjithashtu, një 51-vjeçar u arrestua për shkaktimin e 3 zjarreve radhazi dhe me dashje në një zonë rurale në bashkinë Doxatos Drama. Ai u dënua me 15 muaj burg dhe do të vuajë tre muaj burg. Ai është dënuar edhe me 1400 euro gjobë.