Përtej debateve rreth filmit, sherreve të supozuara që thuhet se kanë ndodhur mes aktorëve protagonist të filmit që mandej nuk u panë bashkë në premierën e “It ends with us”, një tjetër dramë i shtohet historisë: frika e Blake Lively!
Burimet e mediave nderkombetare thonë se aktorja ka shprehur frikë mbi faktin se drama e “It ends with us” mund t’i japë fund karrierës së saj.
“Blake mendoi se ky ishte momenti i saj për të shkëlqyer, por tani po e shikon atë si fundin e karrierës së saj. Ajo ka frikë se askush nuk do të dojë të punojë me të pas kësaj,” tha burimi për “Daily Mail” duke shtuar se aktorja “me të vërtetë dëshiron të vazhdojë të prodhojë, të drejtojë dhe të aktrojë, por ajo e di që duhet të bëjë një hap pas në këtë moment të karrierës së saj për të rivlerësuar të ardhmen në botën e aktrimit.”
Zhvillimet e fundit vijnë pas lajmeve rreth përplasjeve të aktores 37-vjeçare me kolegun Justin Baldoni për debatet gjatë procesit të realizimit të filmit. Për më tepër, sipas “MailOnline”, Blake është akuzuar për “bullizim” të Baldonit pasi dyshohet se ai kishte marrë kontrollin e filmit të ri.
Aktorja e “Gossip Girl” u përball me kritika pas turneut promovues për filmin, por pa aktorin Justin Baldoni.
Pavarësisht reagimeve të shumta, Blake thuhet se “është e trishtuar nga urrejtja që po merr dhe po përpiqet të mos lejojë që kjo të ndikojë në jetën e saj si aktore, por edhe atë private.”