Publikohet VIDEO/ Momenti kur motrat Berisha sulmojnë Klea Prengën

Disa javë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në një lokal në Tiranë, ku dy motrat Berisha dhunuar shtetasen Klea Prenga, publikohen pamjet nga momenti kur e reja është dhunuar brutalisht. Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar pamjet e momentit kur 2 motrat shkojnë drejt të resë dhe e godasin fillimisht me gotë dhe më tej janë përleshur. VIDEO

Në pamje duket që vajzat e ulura në tavolinë me të renë, Klea Prenga nuk kanë “lëvizur’’ thuajse fare nga vendet e tyre për t’i ardhur në ndihmë së resë. Siç shihet edhe nga video, janë disa djem, të cilët vrapojnë me nxitim për të ndarë vajzat të cilat po ushtronin dhunë ndaj Prengës, teksa kjo e fundit përpiqet të mbrohet e vetme.