Alarm për bombë, panik në aeroportin e Parisit! Evakuohen pasagjerët dhe stafi

Një pjesë e aeroportit “Orly” në Paris u evakuua ditën e sotme pas një alarmi për mombë.

“Një person tefelonoi policinë rreth orës 18:00 thënë se kishte vendosur një bombë në tualetet në aeroport”, tha një burim policor.

Terminalet 2 dhe 3 janë boshatisur kryesisht për të lejuar policinë, veçanërisht shërbimet e specializuara, si brigadat e qenve, të inspektojnë ambientet.

Në mbrëmje, situata ishte normalizuar plotësisht, bënë me dije mediet franceze.

“Nuk kisha parë kurrë një evakuim të tillë,” tha një dispeçer, i befasuar. “Njerëzit po vraponin në parking, raportoi një taksist. Policia u kërkoi atyre të largoheshin.”

Pasi situata u qetësua, shumica e njerëzve po buzëqeshnin sërish. “

Thjesht na kërkuan të dilnim jashtë. Ne ishim shumë, tregon Katerina, një banore në Draveil (Essonne). Ajo kishte shkuar në aeroport për të marrë një të afërm që kthehej nga Ajaccio.

“Pamë të mbërrinin familjarët tanë, të cilët u evakuuan ndërsa prisnin bagazhin e tyre. Që atëherë ata janë kthyer për t’i mbledhur dhe ne i presim!”